Pal Dukagjini

Pal Dukagjini është cilësuar si një nga zotërit më të aftë të Shqipërisë mesjetare. Anëtarët e degës Dukaginzade janë pasardhës të tij.

Pal Dukagjini ishte djali i Tanushit të Madh, djalit të Lekës, i cili përmendet në marrëveshjen e vitit 1393 midis Dukagjinëve dhe Venedikut për qytetin e Lezhës. Disa burime e ngatërrojnë atë me vëllain e gjyshit të tij, por ai nuk mund të kishte qenë nënshkrues në vitin 1393 pasi kur vdiq rreth viteve 1450-1455 ishte rreth 61 vjeç. Giammaria Biemmi (1742) shkruan se ai vdiq në 1446, por ai nuk mund të kishte vdekur që në vitin 1446 pasi u regjistrua si pjesëmarrës në ngjarjet e mëvonshme. Djemtë e Palit ishin Leka III, Gjergji, Nikolla dhe Progoni.

Sipas Marin Barletit (1504), Pali ishte zot i trevës “të cilën epirotët [shqiptarët] e quajnë Zadrima e Epërme deri në Moezinë e Poshtme, një krahinë bujare”. Për djalin e tij, Nikollën, Barleti shkruan se “një bust i këtij trimi të pathyeshëm (..) gjendet ende në Peneropolis (..) që vendasit e quajnë sot Prizren”. Këto detaje për territorin e tij tregojnë se veprimtaria e mëvonshme e degës së Dukaginzadeve (pasardhës të drejtpërdrejtë të Palit) e cila u përqendrua në trevat rreth Prizrenit është vazhdimësi e lidhjeve paramesjetare, të cilat kishin Dukagjinët me trevat nga Zadrima e Mirdita deri në Prizren. . Në vitin 1447 Pali i dhuroi një kryq argjendi kishës së Shën Lleshit në Orosh të Mirditës. Në kryqin e argjendtë ishte shënuar fjalia e mëposhtme: “1447 a di 7 agusto, questa crosi fecie fare Sinor Polo Duchagin in tempo di predetto signor e di Piro Ducha, e mi Niksa Adamovic” (7 gusht 1447, me urdhër të Zotit Pal Dukagjini, në epokën e zotit tashmë të përmendur Piero Duka, i bërë nga Niksa Adamovic). Piero Duka duhet të jetë Pjetër Perlati, prift katolik dhe komandant i Lidhjes së Lezhës. Është sugjeruar që "Duka" është përdorur si zvogëluese i emrit "Dukagjini" për të treguar lidhjet e tij farefisnore me Dukagjinit. Niksha Adamoviç ishte një zejtar në qytetin e Raguzës. Kryqi i argjendtë u fotografua në vitin 1890 nga konsulli francez A. Degrand. Ai u shkatërrua kur kisha u dogj në 1898.

Pali mori pjesë në kuvendin e Lezhës më 1444 dhe ishte përkrahës i fortë i Lidhjes së Lezhës. Ai luftoi në betejën e Torviollit dhe ishte një diplomat i aftë që u përpoq shumë për të kapërcyer mosmarrëveshjet fraksionale në ligë. Të gjithë biografët e Skënderbeut e përshkruajnë Palin si një nga zotërit më të aftë që kanë jetuar në Shqipëri.

Kryq i argjendtë i dhuruar prej Pali Dukagjinit te kisha e Shën Lleshit në Orosh

Previous
Previous

Dukaginzade Ahmed Pasha

Next
Next

Dukaginzade Mehmed Pasha