Dukagjinët gjatë shekullit të 14-të
Në fillim të shekullit të 14-të, pak Dukagjinë jetonin në Shqiperinë veriore. Gjer në fund të shekullit, familja u rrit aq shumë saqë është e vështirë të përcaktohet se sa Dukagjinë jetonin në treva të ndryshme të Shqipërisë veriore. Kronika e Gjon Muzakës në shekullin XVI përmend shpesh Dukagjinët e shumtë të kësaj epoke. Muzaka shkruan që, megjithatë ai ishte martuar me një Maria Dukagjinin nuk mund të mbante mend sa ishin Dukagjinët në përgjithësia. Gjatë shekullit të 14-të, zotërimet e Dukagjinëeve shtriheshin nga Lezha në Prizren duke përshkuar veriun arbëror.
Udhërrëfyesi ynë për familjen në shekullin XIV janë dokumentet arkivore dhe gjenealogjitë e mëvonshme të cilat në kombinim nga ndihmojmë të kuptojmë realitetin historik.
Në fillim të shekullit të 14-të, pak Dukagjinë jetonin në Shqiperinë veriore. Gjer në fund të shekullit, familja u rrit aq shumë saqë është e vështirë të përcaktohet se sa Dukagjinë jetonin në treva të ndryshme të Shqipërisë veriore. Kronika e Gjon Muzakës në shekullin XVI përmend shpesh Dukagjinët e shumtë të kësaj epoke. Muzaka shkruan që, megjithatë ai ishte martuar me një Maria Dukagjinin nuk mund të mbante mend sa ishin Dukagjinët në përgjithësia. Gjatë shekullit të 14-të, zotërimet e Dukagjinëeve shtriheshin nga Lezha në Prizren duke përshkuar veriun arbëror.
Udhërrëfyesi ynë për familjen në shekullin XIV janë dokumentet arkivore dhe gjenealogjitë e mëvonshme të cilat në kombinim nga ndihmojmë të kuptojmë realitetin historik.
Duka Gjin Tanushi përmendet në vitin 1281 për herë të parë. Ai u kap dhe u burgos nga kundërshtarët e tij anzhuinë në Durrës, por më vonë u çlirua së bashku me fisnikë të tjerë. Muzaka shkruan se ai u vra në një grindje me peshkopin katolik të trevave të tij. Ky rrëfim është i ngjashëm me legjendat popullore në Mirditë. Peshkopi shikoi nëmënyrë të papërshtatshme gruan e tij dhe Gjini u hakmor për nderin e saj dhe e vrau në kishën e Ndërfandës. Kishtarët mblodhën një turmë të madhe dhe vranë Gjinin dhe gjithë familjen e tij. I vetmi që mbijetoi ishte djali i tij i cili ishte fshehur. Ai u shpëtua nga një aleat besnik të Gjinit, Stefan Proganin nga Kallmeti.
Progani e rriti djalin e Gjinit si të tijin. Kur i riu u rrit ai u martua me vajzën e Proganit dhe së bashku ata rimorën tokat e Dukagjinëve. Në tre dekadat e fundit të shekullit XIV, Dukagjinët rimorën tokat e tyre nga Balshajt dhe familje të tjera. Një dokument Ragusan i cili daton më 30 qershor 1377 përmend Nikollë Dukagjinin, djal të Stefanit i cili ishte i përfshirë në çështje ekonomike në Raguze. Në këtë periudhë, zotërimet e Dukagjinëve u zgjeruan nga qyteti i Lezhës në qytetin e Prizrenit përgjatë rrugës së vjetër tregtare romake Lissus-Naissus. Kronika Ragusane e shekullit të 15-të Annales Anonimi Ragusini i atribuoi një rëndësi të veçantë Dukagjinëve. Kronika përmend një histori legjendare sipas së cilës "Dukagini di Arbania" u munduan të merrnin Raguzën në shekullin e 7-të.
Vatra e Dukagjinëve përmbante trevat e e Fanit të Mirditës dhe Zadrimës. Zgjerimi në veri në Pult kishte si pasojë emërtimin e rajoni si "malësia e Dukagjinit" dhe zgjerimi në Prizren krijoi emërtimin “Rrafshi i Dukagjinit” në Dardaninë perëndimore. Me vlerë historik është vërejtja që krahinat për të cilat u përdor emri "Dukagjin" ishin ato të cilat Dhimitër Progoni pretendonte si Princeps Arbanorum në shekullin XIII.
Anëtarë të veçantë të familjes Dukagjini udhëhoqën vendbanime dhe komunitete të ndryshme. Për shembull, një Gjergj Dukagjini ishte kreu i Balldrenit dhe Kakarriqit dhe një tjetër kontrollonte 9 fshatra në Zadrimë. Një dokument i dhjetorit 1387 dërguar senatit të Raguzës në emër të vëllezërve Lekë (stërgjyshi i Lekës III) dhe Pal, zotët e qytetit të Lezhës i garantonte tregtarëve raguzanë kalim të sigurt në Prizren. Dy vëllezërit kishin nënshkruar me osmanët një traktat paqeje e cila dukej e qëndrueshme në atë kohë. Deri në vitin 1393, Pal kishte vdekur. Kishte pesë djem. Ata ishin: Tanushi i Vogël, Progoni, Pali, Andrea, Gjoni. Leka kishte dy djem: Progonin dhe Tanushin (Tanushi i Madh), i cili nganjëherë quhet gabimisht Gjergj.
Ndërsa osmanët përparuan dhe principatat ballkanike po bëheshin vasalë të tyre, Dukagjinët u detyruan t'ua dorëzonin qytetin e Lezhës venedikasve me besimin se ky vendim do të mbronte popullin e Lezhës dhe trevave përreth. Sipas marrëveshjes, Dukagjinët do të mbante të gjitha pronat e tyre në Lezhë, përfshirë tokave të tyre pranë kalasë. Asnjë armik i familjes nuk do të lejohej të hynte në qytet. Djemtë e Lekës, Progoni dhe Tanushi i Madh trashëguan pronat e Lezhës. Progoni në vitin 1394 ishte martuar me Vojsava Thopian, vajzën e Karl Thopias, Zotit të Durrësit. Deri në vitin 1397, ai kishte marrë kështjellën e Shatit (në territorin venedikas) dhe ishte komandanti i saj. Sipas një dokumenti që daton në 27 maj 1402, ai kishte vdekur duke luftuar në muret e Shatit kundër osmanëve. E veja e tij Vojsava mori pension nga Venecia dhe jetonte në Durrës. Eshtë e paqartë nëse Progoni kishte trashëgimtarë. Një Progon tjetër vdiq në të njëjtën periudhë. Ai ishte djali i Palit dhe jetonte në Dalmaci. Disa Dukagjinë ishin zhvendosur në qytetin e Shkodrës nën administrimin venedikas.
Tanushi i Madh i Lezhës duhet të ketë vdekur deri në vitin 1401 sepse dokumentet veneciane tregojnë se pasuria e tij në Lezhë ishte marrë nga ata. Ka mundësi që pas vdekjes së Lekës dhe Tanushit, venedikasit e hoqën marrëveshjen e mëparshme dhe morën pronat e Dukagjinëve në qytet. Ky veprim duhet të jetë parë si një padrejtësi e madhe nga Dukagjinët e Lezhës të cilët, jo rastësisht, në shekullin XV ishin armiq të Venecias në shumë raste. Ishtë në këto rrethana të trazuara që Pali i ri, djali i parëlindur i Tanushit të Madh u rrit në oborrin e Gjon Kastriotit, atit të Skënderbeut. Shfrytëzimi i përhapjes osmane nga venedikasit për të sunduar tokat e Dukagjinëve dhe Kastriotëve dhe përpjekja e tyre për të formuar një fraksion besnik (të familjes Dukagjini) në Shkodër krijoi kushte në të cila shumica a Dukagjinëve bënte luftë në dy frontekundër osmanëve dhe venedikasve në shekullin e 15-të.